U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij

25 Qershor 2026 | 13:32

Policia e Korçës këtë të enjte ka finalizuar një operacion ku ka vënë në pranga një 31-vjeçar ndërsa është proçeduar në gjendje të lirë kushëriri i tij 28-vjeçar.

Sipas të dhënave, mësohet se forcat e policisë kanë ushtruar kontroll në një automjet ku ndodheshin dy të rinjtë dhe ka rezultuar se brenda automjetit kishte një sasi lënde narkotike kokainë dhe cannabis sativa.

Mjeti i përkiste 31-vjeçarit i cili ishte drejtues. Në banesën e këtij të fundit u gjet edhe një sasi tjetër lënde narkotike cannabis sativa. Në përfundim të veprimeve, policia e juglindjes bëri arrestimin e drejtuesit dhe procedimin në gjendje të lirë të pasagjerit 28-vjeçar pasi ju gjet një sasi e vogël lënde narkotike në banesë.

Nga ana e grupit hetimor vijojnë veprimet e mëtejshme për këtë rast.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë

Gjashtë funksionarë të shtetit janë vënë nën masa sigurimi me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, pasi dyshohen për përfshirje në një skemë abuzimi me fondet...
14:13 | 25/06/2026

Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë

Është arrestuar në flagrancë këtë të enjte autori i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kavajë, ku pas një konflikti mes dy vëllezërve, njëri...
13:27 | 25/06/2026

Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në Sukth të Durrësit. Policia bën me dije se lidhur me...
13:26 | 25/06/2026