FMN: Shqipëria ndër vendet me rritjen më të shpejtë në Europë

14 Nëntor 2025 | 14:09

Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se Shqipëria mbetet një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Europë, e nxitur nga konsumi, investimet dhe turizmi. Gjatë misionit të FMN-së në Tiranë, drejtuesja e ekipit, Anke Weber, theksoi se pritet që rritja ekonomike të arrijë 3.6% në vitin 2026.

FMN nënvizon se politikat fiskale kanë ulur borxhin publik, ndërsa politika monetare ka ndihmuar që inflacioni të stabilizohet nën objektiv. Megjithatë, instituti ndërkombëtar kërkon forcimin e të ardhurave tatimore dhe përshpejtimin e reformës së taksës së pronës.

“Shqipëria vazhdon të shquhet si një prej ekonomive me rritjen më të shpejtë në Europë. Politikat fiskale kanë ulur borxhin publik, ndërsa politika monetare ka ndihmuar që inflacioni të ulet nën objektiv.”, tha Weber.

FMN paralajmëron për rreziqe që kërkojnë monitorim, veçanërisht rritjen e huadhënies bankare dhe ekspozimin në valutë, duke theksuar nevojën e bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve.

Nga ana tjetër, sfidat strukturore mbeten të pranishme, produktiviteti i ulët, emigrimi që tkurr fuqinë punëtore dhe kufizimet administrative që ndikojnë klimën e biznesit.

“Produktiviteti mbetet i ulët, ndërsa krahu i punës është ulur nga emigrimi. Do duhen reforma gjithëpërfshirëse në kapitalin njerëzor, sundimin e ligjit dhe rregullat e biznesit për të çuar para axhendën e integrimit.”, u shpreh Weber, duke shtuar se FMN mbetet e angazhuar të mbështesë Shqipërinë në procesin e zhvillimit dhe integrimit europian.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.1 lekë dhe do shitet me 82.1 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:26 | 16/07/2026

Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen

Sektori bankar ka regjistruar një rënie të fitimit gjatë pesëmujorit të parë të vitit 2026, ndërsa kreditimi dhe depozitat vijuan të zgjerohen. Të dhënat e...
21:46 | 15/07/2026

Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta

Rreth 200 individe me te ardhura te larta ne vendin tone, po kontrollohen per pasurine e tyre. Drejtoria e Tatimeve thote se deri me tani...
18:26 | 13/07/2026