Foli në Kuvendin e “Rithemelimit”/ Abilekaj: Me çfarë statusi u ftua Argita Malltezi
“Kuvendi i “Rithemelimit” ishte një kuvend i vetmisë së madhe”, kështu tha Enton Abilekaj në “Now me Erla Mëhillin”.
Ai tha se ky Kuvend nuk tha asgjë, por konfirmoi se Partia Demokratike do jetë kështu siç është, nuk do ketë bashkim, sipas tij do ketë gjykim për kryetarin nga vetë kryetari, s’do humbasin zgjedhjet e do fitoj Rama.
Abilekaj foli gjithashtu edhe për fjalimin e vajzës së ish-kryeministrit Argita Malltezi në Kuvendin Kombëtar, ku tha se ende nuk dihet se cili është synimi i fjalimit të saj.
“Pjesëmarrja e Argita Berishës duhet parë nëse është ftuar ajo si gruaja e një të përndjekuri politik, siç e quan partia demokratike dhe vjen të dëshmojë si pjesë e familjes së të përndjekurve politik, se ka ndodhur edhe më parë që edhe njerëz të tjerë të kenë folur si të përndjekur politik.
Por se erdhi si e tillë, apo kjo është një përgatitje që ajo të marri drejtimin e Partisë Demokratike. Kjo nuk u bë shumë e qartë. S’mund ta themi me siguri që po i futet politikës. Statusi me të cilin ajo u thirr është ai më lart, si e persekutuar”,-tha Enton Abilekaj.
LEXONI GJITHASHTU:
E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng