Forcat e Mbrojtjes së Izraelit: Kemi vrarë një komandant të lartë të Hamasit

9 Nëntor 2023 | 12:02

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë pretenduar se kanë vrarë një tjetër komandant të lartë të Hamasit, ndërsa operacionet e saj tokësore vazhdojnë brenda Gazës.

“Bazuar në inteligjencën ISA dhe IDF, një avion luftarak IDF vrau Ibrahim Abu-Maghsib, kreun e njësisë raketore antitank të Hamasit në brigadën e kampeve qendrore”, thuhet në një përditësim.

Sipas mediave të huaja, në njoftimin e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit nuk thuhet se ku ka ndodhur ngjarja.

Ky lajm vjen pasi mbrojtja izraelite pretendoi të mërkurën javën e kaluar se kishte vrarë një tjetër komandant raketash antitank, Muhammad A’sar.

IDF tha se Abu-Maghsib “drejtoi dhe kreu lëshime të shumta raketash antitank drejtuar civilëve izraelitë dhe ushtarëve të IDF” përpara se të vritej sot.

Kujtojmë se që prej nisjes së konfliktit në Gaza, mijëra persona kanë humbur jetën nga sulmet e ndërsjellta mes Izraelit dhe Hamasit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026