Forcat izraelite godasin vendet e raketave dhe mbrojtjen ajrore në Iran
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë thënë se kanë goditur më shumë se 250 vende në Iran dhe Liban deri më tani këtë fundjavë. Një zëdhënës ushtarak tha se valë sulmesh u kryen njëkohësisht kundër “regjimit terrorist iranian” dhe objektivave të Hezbollahut.
Vendet e prodhimit të raketave balistike dhe sistemet e mbrojtjes ajrore ishin ndër asetet e goditura në Iran, tha IDF.
“Gjatë fundjavës së kaluar, në Liban, u goditën më shumë se 170 objektiva të Hezbollahut. Që nga fillimi i operacioneve të synuara në Liban, IDF ka eliminuar mbi 800 terroristë nga organizata terroriste Hezbollah, nga ajri, deti dhe në tokë. Njëkohësisht, katër divizione të IDF-së po operojnë në Libanin jugor për të thelluar aktivitetin tokësor të synuar dhe për të eliminuar terroristët”, ka thënë një zëdhënës i IDF.
Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend
“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit
Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë
- 20:07 Italia tenton goditjen e madhe, Federata i propozon Pep Guardiolës drejtimin e “Axurrëve”