Forcat meksikane të sigurisë vrasin 12 anëtarë të një grupi kriminal, 9 të arrestuar
Forcat meksikane të sigurisë vranë 12 anëtarë të një grupi kriminal të lidhur me një kartel droge dhe arrestuan nëntë prej tyre në një operacion në një zonë rurale të Meksikës jugperëndimore, njoftoi sot Ministria e Sigurisë.
Tre anëtarë të forcave të sigurisë u plagosën në operacionin e udhëhequr nga marina në shtetin e Michoacán, konfirmoi Ministri Omar Harfuch, raportoi “Reuters”.
Grupi kriminal është i lidhur me vrasje, zhvatje dhe rrëmbime.
Organizatat kriminale në zonë janë të lidhura me kontrabandën e drogës nga deti, dhe Marina gjeti armë dhe pajisje taktike në vendngjarje.
Siç njoftoi Ministria, forcat e sigurisë hasën në rezistencë të fortë që kërkoi përdorimin e forcës në përputhje me ligjin.
Siç raportohet nga mediat lokale, grupi kriminal është pjesë e kartelit të drogës Nueva Generación nga Jalisco, i cili është një nga dy më të mëdhenjtë në Meksikë.
Siç kujtoi “Reuters”, ky kartel u shpall si organizatë terroriste nga qeveria amerikane në shkurt.
LEXONI GJITHASHTU:
Rusia pretendon se ka pushtuar dy vendbanime të tjera në Ukrainë
SHBA-Iran shkëmbejnë sulme, Trump: Teherani nuk do ekzistojë më
Vijojnë kërkimet për të mbijetuar nga tërmetet në Venezuelë, bilanci i viktimave 1.430
- 13:59 “The Albanian Files”/ Berisha reagon pas deklaratës së Ramës: E trajton Shqipërinë si Sulltanatin e tij
- 13:32 Shifrat e pabesueshme të Messit
- 13:05 9 ekipe afrikane arrijnë në fazën eliminatore të Kupës së Botës FIFA 2026
- 13:02 Rusia pretendon se ka pushtuar dy vendbanime të tjera në Ukrainë
- 12:37 Vidovdani/ Policia e Kosovës, kontrolle të rrepta serbëve në hyrje të Gazimestanit (VIDEO)
- 12:26 I nxehti brutal/ Mbi 1 mijë të vdekur në Francë, OBSH: Impakt tek shëndeti dhe ekosistemet