Forcat ruse bombardojnë qytetet ukrainase rreth centralit të Zaporizhias
Zyrtarët ukrainas deklaruan se forcat ruse kanë goditur qytetet përtej lumit nga termocentrali bërthamor i Zaporizhias.
I kontrolluar nga forcat ruse në mars, por i drejtuar nga stafi ukrainas, Zaporizhzhia, termocentrali më i madh bërthamor i Evropës, ka qenë një pikë e nxehtë në konfliktin gjashtëmujor me të dyja palët duke shkëmbyer fajin për bombardimet e fundit pranë uzinës, shkruan Reuters.
Andriy Yermak, shefi i shtabit të presidentit të Ukrainës, Volodimir Zelenski, u shpreh se rusët bombarduan në Enerhodar, qytetin ku ndodhet uzina.
“Ata provokojnë dhe përpiqen të shantazhojnë botën,” theksoi Andriy Yermak në rrjetin e tij social në Telegram.
Sipas tij, ushtria ruse ka vijuar bombardimet edhe në rajonin lindor të Donbasit.
Ndërsa, ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba ka paralajmëruar se kontinenti evropian është në rrezik, për shkak se forcat ruse e kanë kthyer centralin bërthamor të Zaporizhias në bazë ushtarake.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ai ka kërkuar që ushtria ruse të dalë nga uzina.
LEXONI GJITHASHTU
Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor
Studimi: Netët tropikale po na prishin cilësinë e gjumit dhe reduktojnë orët e tij
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë