Kreu i administratës ushtarake të Avdiivka ka konfirmuar se forcat ruse po shkelin në periferi të qytetit.
Sipas mediave të huaja, Vitaliy Barabash në një transmetim televiziv, duke e përshkruar situatën si shumë sfiduese, tha se trupat ruse po përpiqeshin të rrethonin qytetin nga jugu dhe veriu.
Megjithatë, ai tha se trupat ukrainase po zmbrapsnin me sukses forcat ruse.
“Forcat e armikut janë shumë herë më të mëdha. Ndonjëherë, lexoj në kanalet Telegram se ‘Avdiivka tashmë ka rënë’. Nuk ka një gjë të tillë,” tha ai.
Pothuajse 1000 banorë mbeten në Avdiivka pavarësisht përpjekjeve për evakuim.
Kujtojmë se presidenti Volodymyr Zelensky shkarkoi Komandantin e përgjithshëm të Ushtrisë së Ukrainës gjatë ditës së djeshme, duke emëruar në atë detyrë një shtetas me origjinë ruse.
Prej 24 shkurtit të dy viteve më parë, mijëra persona, civilë dhe ushtarakë, kanë humbur jetën në Ukrainë, pas agresionit të pajustifikuar nga Rusia.
LEXONI GJITHASHTU:
- Shefi i ri i ushtrisë ukrainase: Duhet të ndryshohen metodat e luftës
- U emërua nga Zelensky, kush është shefi i ri i Ushtrisë së Ukrainës me origjinë ruse