Forcat speciale britanike të përfshira në krime lufte? Hije skandali mbi SAS
Ministria e Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar ka konfirmuar për herë të parë se forcat speciale britanike janë në fokus të një hetimi për krime lufte.
Konfirmimi ka ardhur pasi dikasteri në fjalë ishte përpjekur të mohonte një përfshirje të efektivëve të “Special Air Service” në krime të tilla, që dyshohet se janë kryer gjatë luftës në Afganistan.
Hetimi ka nisur pas raportimeve të shumta disavjeçare të mediave britanike për vrasje të paligjshme nga njësitë speciale luftarake.
Në një deklaratë, ministri i Mbrojtjes Ben Uollas tha se, aktualisht hetimi është në fazën e seancave dëgjimore.
Vendimi për të konfirmuar hetimin e forcave speciale të përfshira në operacione të fshehta hedh poshtë qëndrimet e mëparshme të qeverisë britanike.
Ministri Uollas deklaroi gjithashtu se konfirmimi ishte bërë vetëm në bazë të rrethanave të jashtëzakonshme të hetimit.
Një hetim i gjatë i BBC zbuloi vite më parë provat që tregonin se një njësi e forcave ES EJ ES që vepronte në Afganistan në vitet 2010 dhe 2011 vrau 54 persona në rrethana të dyshimta gjatë turit të saj 6-mujor.
Më tej, mediat britanike zbuluan edhe raste specifike që arrinin deri në nivelet më të larta të forcave speciale, përfshirë një sulm të vitit 2012 ku kishin mbetur të vrarë dy prindër dhe lënduar dy fëmijët e vegjël të tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret
U rrëmbye nga persona të armatosur në qershor, gjendet e vdekur gazetarja në Meksikë
Zjarr masiv në Costa Brava të Spanjës, izolohen mbi 10 komunitete turistike
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret