Formacioni më i mirë i fazës së grupeve në Euro 2020

24 Qershor 2021 | 20:31

Euro 2020 ka mbyllur fazën e grupeve. Tashmë skuadrat kanë njohur kundërshtarët e tyre në fazën e 1/8, ndeshje të cilat janë me eliminim direkt.

Performanca për shumicën e futbollistëve është kushtëzuar edhe nga ngarkesa gjazë sezonit të luajtur.

Në bazë të paraqitjeve dhe notave në ndeshjet e luajtura deri më tani, kemi bërë një përzgjedhje të 11-shes më të mirë.

Duke nisur nga katërkëndëshi, Ugurcay Cakir është portier i Turqisë, që edhe pse ka pësuar 8 gola, ka bërë më shumë pritje në këtë evropian.

Në krahun e djathtë  është Denzel Dumfries i Holandës, i cili ka qene deçiziv në tre ndeshjet e luajtura në grupe nga “Tulipanët”.

Dyshja e qendrës së mbrojtjes përbëhet nga anglezi John Stones dhe kapiteni i Danimarkës, Simon Kjaer. Qendërmbrojtësi anglez ka qenë përcaktues në ndërhyrjet e tij dhe jo më kot ‘Tre Luanët’ nuk kanë pësuar ende gol në tre ndeshjet e luajtura.

Simon Kjaer është partneri i mbrojtjes, u cili ka treguar performancë të lartë në ndeshjet e danezëve, duke i shtuar dhe meritat në ngjarjen me Eriksen.

Në krahun e majtë Leonardo Spinazzola ka qënë përcaktues për “Axurrët” duke treguar një performancë gjithë rritje.

Në qendrën e mesfushës nuk mund të mungonte truri i italianëve, Jorginho. Çdo aksion kalon nga këmbët e tij, luan thjesht dhe bën gjithmonë detyrën, aq sa po zëvendëson Pirlon në fushën e blertë.

Wijnaldum dhe Forsberg janë dy futbollistë që i bashkohen italo-brazilianit në qendrën e mesfushës. Me nga tre gola për skuadrat e tyre, respektivisht për Holandën dhe Suedinë, bënë të mundur që “Tulipanët” dhe nordikët të kualifikohen për në raundin me eliminim direkt.

Edhe pse mungoi në ndeshjen e parë ndaj Rusisë, belgu Kevin De Bruyne e tregoi në ndeshjet pasuese që vijon të jetë një ndër mesfushorët me tipare sulmuese më të mirë në botë. Nuk mund të mungonte në 11-shen më të mirë.

Nga radha e sulmuesve, Cristiano Ronaldo ka shënuar më shumë deri më tani, edhe pse tre nga pesë golat janë nga pika e bardhë e 11 metrave, por meriton të jetë në 11-she edhe për faktin se mosha e tij e madhe shkon në proporcion me performancën.

Ai që plotëson 11-shen është holandezi Memphis Depay, i cili në këtë Euro 2020 ka treguar se e meritoi transferimin tek Barcelona. Me 2 gola dhe 2 asist ai përmbush plotësisht 11-shen më të mirë deri më tani në këtë evropian.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Italia çon trofeun në shtëpi, pritje spektakolare për fituesin e Euro 2020

Italia dërgon trofeun europian në Romë. Pas triumfit në finale me Anglinë në Londër, italianët kanë marrë rrugën për në shtëpi. Të shumtë kanë qenë...
19:10 | 12/07/2021

Vendet europiane mbështesin Italinë përballë Anglisë në finalen e Euro 2020

Anglia dhe Italia janë dy superfuqi në futboll, duke pasur kampionatet më të ndjekura dhe më të dashura për tifozët, por në anën tjetër edhe...
21:02 | 10/07/2021

Anglia kërkon të fitojë trofeun e parë në një kampionat evropian

Për herë të parë në histori, Anglia do të luajë një finale të një kampionatin evropian e fati i ka buzëqeshur britanikëve, që do të...
21:30 | 09/07/2021