Forumi i Paqes, Macron pret Kurtin në pallatin presidencial

29 Tetor 2025 | 22:37

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur të mërkurën në mbrëmje nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, për darkën solemne të organizuar në Pallatin Elysee në kuadër të edicionit të 10-të të Forumit të Paqes në Paris.

“Mysafirë të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, në pallatin ikonik presidencial Elysee, për darkën solemne të edicionit të 10-të të Forumit të Paqes në Paris”, ka shkruar Kurti në Facebook krahas shpërndarjes së fotografive nga kjo ngjarje.

Forumi i Paqes mbledh çdo vit udhëheqës shtetesh, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile për të promovuar dialogun dhe multilateralizmin si mjete për zgjidhjen e konflikteve dhe forcimin e institucioneve demokratike.

Ndërkohë, Kurti ka marrë pjesë disa herë në Forumin e Paqes gjatë mandatit të tij katërvjeçar.

Gjatë qëndrimit në Paris, krahas pjesëmarrjes në Forumin e Paqes, sipas njoftimit, ai do të zhvillojë edhe takime bilaterale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët protestë me traktorë dhe qumësht të derdhur para Ministrisë së Bujqësisë në Prishtinë: Mos na lini pa bukë

Fermerët në Kosovë kanë protestuar sot para Ministrisë së Bujqësisë duke kërkuan që të nis grumbullimi i qumështit, pasi prej katër ditësh është ndaluar përkohësisht...
19:16 | 06/07/2026

“Një simbol i lirisë dhe miqësisë”, Prattipati vlerëson pullën postare të Kosovës për SHBA-në

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka publikuar pamje nga ceremonia e promovimit të një pulle përkujtimore kushtuar 250-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së. Në...
15:40 | 06/07/2026

Këshilltari i Trumpit për çështje fetare viziton Manastirin e Deçanit

Këshilltari joformal për çështje fetare i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pastori Mark Burns, po qëndron për vizitë në Manastirin e Deçanit –...
15:14 | 06/07/2026