Nga Kurti te Rama, Liburn Aliu: Këtu më shohin si të Kosovës, atje si të Shqipërisë

28 Tetor 2025 | 18:21

Drejtori i ri i Portit të Durrësit Liburn Aliu, i cili zëvendëson Kreshnik Bajraktarin, vjen nga Kosova pasi drejtoi atje ministrinë Mjedisit dhe Infrastrukturës. Ai njihet si figurë me peshë në Kosovë, i cili hyri në parlament pasi kishte më hërët kishte drejtuar edhe institucione më të rëndësishme të vendit.

I lindur në Prishtinë, Liburn Aliu u diplomua për arkitekturë dhe për shumë vite ka qenë aktiv në fushën e planifikimit urban dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore. Para përfshirjes në politikë, ai ka punuar si arkitekt dhe ekspert i planifikimit hapësinor, duke kontribuar në projekte që lidhen me zhvillimin e qëndrueshëm të hapësirave urbane.

Aliu u bë i njohur përmes aktivizmit në Lëvizjen Vetëvendosje, ku spikati për qëndrimet e tij në ruajtjen e mjedisit dhe respektit ndaj trashëgimisë arkitektonike të vendit.

Përkrahësit e tij e vlerësojnë si një profesionist me vizion afatgjatë për zhvillimin urban dhe infrastrukturor të Kosovës, ndërsa kritikët e konsiderojnë shpesh si figurë të fortë ideologjikisht.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, Liburn Aliu fitoi mandatin si deputet i Kuvendit të Kosovës, ku u angazhua në çështje që lidhen me urbanizmin, planifikimin hapësinor dhe mjedisin. Me ardhjen në pushtet të Vetëvendosjes në vitin 2021, ai u emërua ministër, post të cilin e  mbajti derisa iu besua drejtimi i Portit të Durrësit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në ditën e 37-të të protestës në Tiranë, duke publikuar në rrjetet sociale një kolazh me dy fotografi që pasqyrojnë...
22:51 | 06/07/2026

Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me protestat e mbajtura në Tiranë, duke ironizuar pjesëmarrësit përmes një postimi në...
20:42 | 06/07/2026

Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik

Kanë nisur këtë të hënë regjistrimet për nxënësit që do të ndjekin klasën e parë dhe klasën e dhjetë në vitin shkollor 2026–2027. Aplikimet kryhen...
19:43 | 06/07/2026