Forumi për sigurinë në Ballkan, Mediu: Vakumin e SHBA dhe BE, po e zë Kina dhe Rusia
Këshilli politik i Partisë Republikane, organizoi një forum për sigurinë “Refleksione mbi gjeopolitikën në Ballkan dhe në Shqipëri”.
Përveç kryetarit Republikan Fatmir Mediu, në këtë forum morën pjesë Lord David Richards, ish-Shefi i Shtabit të Ushtrisë Britanike, Gjenerali Charles F. Wald, ish-Komandanti i Forcave Amerikane, Davis Phillips, këshilltar në Administratën e Presidentëve Klinton, Bush dhe Obama, si dhe parlamentarë evropianë.
Sipas pjesëmarrësve, Kina dhe Rusia, janë duke mbushur vakumin e krijuar nga mungesa e rolit të Shteteve të Bashkuara dhe Evropës në Ballkan.
“Gjeopolitika në Ballkan ka ndryshuar shumë. Vakumi i krijuar nga SHBA dhe BE në vitet e fundit është i mbushur me ndikim dhe prani të Rusisë dhe Kinës në shumë aspekte. Rusia ka ndikim të fortë në Serbi, Bosnie&Hercegovinë, Mali i Zi. Rusia ka zgjeruar gjithashtu praninë e saj ushtarake, të inteligjencës, atë ekonomike dhe mediatike. Kina është bërë një faktor shumë i rëndësishëm ekonomik me investime në sektorët kryesorë të tillë si teknologji, infrastrukturë dhe energji që janë të lidhura me sigurinë,” – u shpreh Mediu gjatë fjalës që mbajti në forum.
Kryetari i Republikanëve Mediu në përfundim të këtij forumi theksoi se stabilitet buron nga demokracia dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
“Nuk ka dyshim që stabiliteti pa demokraci nuk mund të ekzistojë. Demokracia pa zgjedhje të lira dhe të ndershme, ku njerëzit nuk mund të kenë zërin e tyre dhe të vendosin me votat e tyre, nuk mund të ekzistojë. Pra, ne duhet të shkojmë drejt mënyrës së duhur në ndërtimin e kombit tonë dhe të ardhmes sonë Evropiane, në mënyrë që t’u japim njerëzve një shans për zgjedhje të lira dhe të ndershme,” – përfundoi kryetari i PR-së.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta