FOTO| Bie dëbora e parë në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë
Reshjet e para të dëborës në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë tërhoqën një grup turistësh.
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ndau momente nga ngjitja e turistëve në Majën e Rreshpës, në lartësinë 2262 m mbi nivelin e detit. AKZM tha se një grup turistësh zgjodhën të ngjiteshin në majën më të lartë të parkut, Maja e Rreshpës, në lartësinë 2262 m mbi nivelin e detit, për të shijuar nga afër dëborën e parë për këtë vit.
Parku Kombëtar i Ekosistemit Shebenik – Jabllanicë, shtrihet në verilindje të vendit tonë, në kufijtë e administrimit pyjor të Librazhdit dhe ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 33 927,66 ha, ku pjesën kryesore e zënë pyjet, pastaj kullotat, tokat bujqësore ato jo prodhuese, shkëmbore, si dhe trojet. Parku shtrihet brenda kufijve të Bulqizës, Steblevës me rrugën Librazhd – Dorëz, ura e lumit Rrapun, pranë fshatit Zagosht, Shkalla e Lunikut, fshati Llangë dhe Fushë-Studen.
LEXONI GJITHASHTU:
- Reshje dëbore në juglindje, ja akset problematike
- Bie dëbora e parë në Korçë, ulen ndjeshëm temperaturat
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit



