VIDEO| Dubai përmbytet nga uji, brenda 24 orëve ra shi sa për një vit
Një shi i rrëmbyeshëm ka bërë që autostradat e Dubait të bllokohen nga përmbytjet dhe pasagjerëve u është kërkuar të qëndrojnë larg aeroportit, pasi qendra e shkëlqyer financiare u trondit nga shirat rekord.
Emiratet e Bashkuara Arabe dëshmuan reshje të paprecedentë me 254 mm që ranë në Al Ain të martën në më pak se 24 orë, sipas Qendrës Kombëtare të Meteorologjisë. Rreshje të tilla janë reshjet më të mëdha që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1949, përpara se vendi të themelohej në 1971.
Edhe pse reshjet e dendura u zbutën të martën vonë, ndërprerjet po vazhdojnë edhe të mërkurën. Linjat ajrore kryesore të Dubait Emirates pezulluan check-in për pasagjerët që niseshin nga aeroporti i Dubait deri në mesnatë.

Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait, një nga më të ngarkuarit në botë, tha se po përballej me ndërprerje të konsiderueshme pasi shirat vonuan ose devijuan fluturimet.
“Fluturimet vazhdojnë të vonohen dhe devijohen… Ne po punojmë shumë për të rikuperuar operacionet sa më shpejt të jetë e mundur në kushte shumë sfiduese,” tha një zëdhënës i aeroportit.
Stafi dhe pasagjerët luftuan për të mbërritur dhe larguar nga aeroporti, me rrugët e hyrjes të përmbytura dhe disa shërbime të metrosë të pezulluara.
LEXONI GJITHASHTU:
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda
Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 20:52 E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën