FOTO/ Ilir Meta vizitë në selinë e Partisë Demokratike
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike mesditën e kësaj të premteje, ku pritet të zhvillojë aty një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka.
Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Euronews Albania, kreu i PL u filmua duke ngjitur shkallët e selisë blu.
Meta, shoqërohet në takim nga nënkryetari i LSi-së, Petrit Vasili.
Kujtojmë se kreu i PD-së Sali Berisha ndodhet në një gjendje gripale duke bërë që të anulonte dhe konferencën e përjavshme me gazetarët.
“Ka qenë një gjendje gripale ajo që ka qenë arsyeja kryesore e mungesës së zotit Berisha në festën e ditës së djeshme të 32-vjetorit të themelimit të gazetës Rilindja Demokratike. Kjo është edhe arsyeja në një farë mënyrë e anulimit të konferencës së përjavshme për shtyp që zoti Berisha mba çdo të premte me gazetarët”, bëri me dije gazetari i Euronews Ardit Hoxha.
Nuk dihen ende arsyet e viziës së Ilir Metës në selinë e PD-së, apo çështjet e diskutuara aty.

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë