FOTO/ Ky është 29-vjeçari i arrestuar për ekzekutimin e biznesmenit Mondi Mëhalla

3 Dhjetor 2025 | 21:15

Ky është Nevzat Spaho nga Përrenjasi, 29-vjeçari që u arrestua këtë të mërkurë si i dyshuar për ekzekutimin e 43-vjeçarit Edmond Mëhalla.

Euronews Albania ka siguruar foton e Spahos, i cili dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, ngjarje e ndodhur më 30 nëntor.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.

29-vjeçari ka precedentë penalë për tentativë vrasjeje, armëmbajtje pa leje, shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie dhe vjedhje.

Në vitin 2022 ai u dënua nga Gjykata e Elbasanit pasi dhunoi dhe kanosi me armë një person për një shumë prej 3 mijë eurosh ndërsa në vitin 2016, ai u konfliktua me thika me disa të rinj, ku u plagosën dy persona.

 

Njoftimi i Policisë për arrestimin e Nevzat Spahos

“Vijon operacioni policor i koduar “Strike”, i cili ka si objektiv identifikimin, kapjen dhe individualizimin e përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të përfshirë në vrasjen e shtetasit M. M., alias E. H..

Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve të shpejta operacionale, është identifikuar dhe ndaluar një bashkëpunëtor i dyshuar për këtë ngjarje.

Personi i arrestuar ka precedentë të theksuar kriminal në disa fusha, përfshirë tentativë vrasjeje.

Gjatë operacionit u sekuestruan 1 automjet, 1 telefon celular dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.

Në vijim të veprimeve operacionale të zhvilluara në kuadër të hetimeve intensive për dokumentimin ligjor të autorësisë dhe rrethanave të vrasjes së ndodhur më datë 30.11.2025, në ambientet e jashtme të një karburanti në lagjen “Emin Matraxhiu”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ekzekutuan urdhrin e prokurorit për ndalimin e shtetasit:

  • N. S., 29 vjeç, banues në Prrenjas, i dyshuar për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Nga verifikimet ka rezultuar se ky shtetas është person me precedent penal për tentativë vrasjeje, armëmbajtje pa leje, shtrëngim me anë të kanosjes/dhunës për dhënie pasurie, si dhe për vjedhje.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ai është i përfshirë në ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e datës 30.11.2025, në ambientet e jashtme të një karburanti në lagjen “Emin Matraxhiu”, ku u vra me armë zjarri shtetasi M. M., alias E. H..

Hetimet vijojnë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”. njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026