FOTO/ Ky është Jeton Lami që ndihmoi dhe transportoi Ervis Martinajn

27 Gusht 2022 | 18:18

Euronews Albania siguron foton e Jeton Lamit, agjentit të Forcave Operacionale, i cili akuzohet se ka shoqëruar, ndihmuar dhe transportuar të shumëkërkuarin Ervis Martinaj.

Lami akuzohet se ka transportuar Ervis Martinajn me një makinë nga Durrësi në Tiranë në fillim të muajit gusht.

Për Lamin Gjykata e Kurbinit caktoi të enjten masën e sigurisë “arrest me burg” për shpërdorim detyre.

Në seancën gjyqësore, agjenti nuk foli para trupës gjykuese, ndërsa avokati i tij paralajmëroi se do të ankimohet në apel vendimi.

Sipas burimeve Lami po mbahet ne burgun e Shënkollit, nën trajtim të veçantë siguri, për shkak të detyrës që ka mbajtur, por dhe përfshirjen si mbështetës i Martinajt.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)

Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u gjet i plagosur rëndë në një rrugë në Leicester të Britanisë së Madhe ndërsa pavarësisht ndërhyrjes, ai...
14:46 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026