FOTO| Momenti kur Gert Shehu mbërriti në spital
31-vjeçari Gert Shehu prej mesditës së të martës, kur sulmoi me grusht kryedemokratin Sali Berisha, është shtruar në spitalin e Traumës me hematoma të shumta në pjesën e fytyrës dhe të kokës.
Euronews Albania ka mundur të sigurojë 2 foto ku duket gjendja e 31-vjeçarit sapo mbërriti në spital, pas dhunës së ushtruar ndaj tij nga njerëzit që ruanin kryedemokratin në momentin që i riu e sulmoi.
Gazetarja e Euronews Albania Sara Demushi raportoi nga spitali i Traumës se mjekët kanë konfirmuar që dëmtimet më të shumta 31-vjeçari i ka në fytyrë dhe kokë, ndaj i është bërë edhe një skaner rezultati i të cili pritet të tregojë gjendjen e tij.
Asnjë i afërm i Gert Shehut nuk ka qenë i pranishëm në spitalin e Traumës gjatë ditë së sotme, që pas ngjarjes që u shënua pak pas mesdite në protestën e opozitës.
Ndërkohë nëna e Gert Shehut, në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania mohoi kategorikisht deklaratat e kreut të PD Sali Berisha se i biri ishte agjent policie apo i infiltruar. Ajo tha se djali i saj kurohet prej 5 vjetësh për çrregullim bipolar, gjë që u konfirmua për Euronews Albania edhe nga mjeku i tij Sadik Lala.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë