FOTO/ Ronaldo dhe Georgina vizitojnë Shtëpinë e Bardhë, pozojnë pranë Trump
Cristiano Ronaldo ishte këtë javë në Uashington, ku u prit nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në Zyrën Ovale.
Ylli portugez, 40 vjeç, ishte pjesë e delegacionit saudit që vizitoi kryeqytetin amerikan dhe bëri paraqitjen e tij të parë publike në SHBA që nga viti 2017, kur u përball me akuza për përdhunim, të cilat ai i ka mohuar kategorikisht.
Gjatë vizitës, Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez, bënë një turne personal në Shtëpinë e Bardhë, duke shëtitur nëpër korridoret e dekoruara me portrete të figurave historike dhe piktura në korniza ari.
Turneu përfundoi në Zyrën Ovale, ku presidenti amerikan i priti ngrohtësisht dhe realizoi foto me ta. Ronaldo pozoi duke buzëqeshur pranë Trump, ndërsa Georgina tregoi unazën e saj të fejesës, me vlerë 3 milionë dollarë, mbi tavolinën presidenciale. Fotot, të publikuara nga Shtëpia e Bardhë dhe më pas ndarë nga vetë Ronaldo në rrjetet sociale, shkaktuan reagime të përziera.
Shumë tifozë të yllit portugez shprehën pakënaqësinë për faktin që ai pozoi pranë një figure kaq të diskutueshme politike. Një përdorues shkroi në Instagram: “E kam ndjekur dhe admiruar që nga viti 2006. Nuk e kam parë kurrë të humbasë, e lëre më në një mënyrë të tillë. Një ditë vërtet e trishtueshme”. Një tjetër komentoi: “Nëse donit më shumë prova se Messi është më i mirë, tani i keni”.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, Trump iu referua me humor ndikimit të Ronaldos tek djali i tij, Barron, duke thënë se ai e kishte bërë të takohej me futbollistin dhe se kjo ngjarje do ta bënte të respektojë më shumë të atin.
Vizita e Ronaldos në Shtëpinë e Bardhë, së bashku me Trumpin dhe delegacionin saudit, nxiti debat ndërkombëtar, me shumë njerëz që besojnë se ylli portugez mund të ketë rrezikuar imazhin e tij për një paraqitje politike me profil të lartë.
Persona të maskuar si policë vrasin vëllain e bosit të drogës në Ekuador
Gjendja e jashtëzakonshme në Ukrainë, Zelensky i paraqet Parlamentit projektligje të reja
Të tjera viktima në Gaza nga sulmet izraelite, arrin në 73,200 numri i të vdekurve
- 14:20 Persona të maskuar si policë vrasin vëllain e bosit të drogës në Ekuador
- 14:09 Gjendja e jashtëzakonshme në Ukrainë, Zelensky i paraqet Parlamentit projektligje të reja
- 14:02 Dosja “Aruba”, Gjiknuri padit për shpifje avokatin Llangozi: Të publikojë prova ose të dorëzojë licencën
- 13:40 PD bojkotoi seancën parlamentare, Salianji: Është shërbimi më i madh që mund t’i bëhet Edi Ramës
- 13:34 Shqiptari humb jetën me Yamaha R1 në Itali, u përplas me një automjet që drejtohej nga një 67-vjeçare
- 13:23 Kupa e Botës 2026, Kane dhe Bellingham kanë shënuar 12 nga 13 golat e Anglisë






