FOTO| Sekuestrimi i 10 mijë dozave ekstazi në Tiranë, pilulat me logo Louis Vuitton
15 Gusht 2023 |
10:00
Euronews Albania ka siguruar foton e dozave të ekstazisë të sekuestruara mbrëmjen e djeshme në një megaoperacion të zhvilluar në Tiranë.
Siç shihet dhe nga fotoja e mësipërme, dozat e drogës sintetike janë me ngjyrë kafe dhe kanë logon e markës së luksit, Louis Vuitton.
Megaoperacioni antidrogë është zhvilluar në orët e vona të mbrëmjes së të hënës dhe u sekuestruan në total 10 mijë doza ekstazi.
Burime bëjnë me dije se pilulat e drogës ishin futur në territorin shqiptar nga Kosova.
Gjatë aksionit janë arrestuar 5 persona, ndërkohë që në vijim priten të jepen detaje shtesë nga policia.
Mes të arrestuarve është dhe një vajzë 28-vjeçare.
Bëhet fjalë për:
- Mithat Ramadani
- Besnik Mujeci
- Kalem Picari
- Ambra Myftari
- Daniel Avdija
Nëse droga do të dilte në treg ajo do të kapte vlerën e qindra mijëra eurove.

LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani