FOTO/ Trump formëson historinë e presidentëve të SHBA-së sipas shijeve të tij

18 Dhjetor 2025 | 08:15

Muaj pasi Presidenti Donald Trump rimodeloi kolonadën në Krahun Perëndimor të Shtëpisë së Bardhë në atë që e quajti “Shëtitorja Presidenciale e Famës”, ai i ka shtuar pllaka me përmbajtje subjektive dhe partiake, duke thelluar ndikimin e tij në estetikën dhe rrëfimin historik të rezidencës presidenciale.

Në ekspozitë përfshihen pllaka për ish-presidentë të ndryshëm, përfshirë kritika të hapura ndaj Joe Biden, Barack Obama dhe George W. Bush. Pllaka për Biden përsërit pretendime të kundërshtuara rreth zgjedhjeve të vitit 2020 dhe e përshkruan atë si “deri tani, presidentin më të keq në historinë amerikane”. Obama, presidenti i parë me ngjyrë i SHBA-së, etiketohen si “një nga figurat më përçarëse në historinë amerikane”. Ndërsa pllaka për George W. Bush miraton krijimin e Departamentit të Sigurisë Kombëtare, ajo kritikon luftërat në Afganistan dhe Irak.

Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se pllakat përmbajnë “përshkrime të shkruara me elokuencë të secilit president” dhe se shumë prej tyre janë shkruar drejtpërdrejt nga vetë Trump.

Rimodelimi i kolonadës përfshinte portrete të të gjithë ish-presidentëve, përveç Bidenit, i cili është përfaqësuar me një autopen, duke reflektuar talljen e Trump me moshën dhe aftësitë e presidentit të 46-të. Ekspozita ndodhet midis rezidencës së Shtëpisë së Bardhë dhe hyrjes së zakonshme në Zyrën Ovale, duke i mundësuar Trumpit të shoqërojë mysafirë të huaj në këtë “tur” personal.

Pllaka hyrëse thekson gjithashtu se “Shëtitorja Presidenciale e Famës do të jetojë gjatë si një dëshmi dhe homazh për Madhështinë e Amerikës”, duke nënkuptuar që instalimi do të mbetet edhe pas përfundimit të mandatit të Trump.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pashinyan bisedë telefonike me Putin, kërkon zgjidhje lidhur me kufizimet ruse mbi eksportet armene

Kryeministri armen Nikol Pashinyan i kërkoi presidentit rus Vladimir Putin gjatë një telefonate të hënën që të ndihmonte në zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje mbi kufizimet...
19:59 | 27/07/2026

Trump për kundërshtimin e Netanyahut ndaj shitjeve të avionëve F-35: Askush nuk më tregon se çfarë duhet të shesim

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u pyet në lidhje me reagimet e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, ndaj shitjeve të avionëve F-35 Turqisë. Ai theksoi se...
19:21 | 27/07/2026

Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës, vijon arresti gjatë procesit të ekstradimit

Gjykata e Lartë e Brazilit ka rrëzuar kërkesën për lirimin e Ervin Matës teksa vijon arresti gjatë procesit të ekstradimit. Dokumenti i siguruar nga gazetari...
19:02 | 27/07/2026