Fotografi Ergys Zhabjaku trajton lindjen e jetës përmes imazheve në ekspozitën “Akuariumi i peshqve”

1 Shkurt 2020 | 12:26

Uji, elementi simbolik e organik i jetës është kthyer ne muzën e fotografit Ergys Zhabjaku. I njëjti motiv e ka karakterizuar edhe ekspozitën e tij të dytë, të titulluar “Fish Tank” ose “Akuariumi i peshqve”. 

Ekspozita e parë, “Running out of water” fliste për tharjen e ujit, pasojë e të cilës është shterimi i vetë jetës, vdekja. Ndërsa ekspozita e dytë “Fish Tank” sipas artistit flet për fillimin, për momentin e parë, për krijimin e jetës, shpërthimin ‘Big Bang’.

“Uji është jeta, është elementi primar i jetës inteligjente dhe uji është brenda nesh, është jashtë nesh, uji na rrethon dhe tek ekspozita e parë flisja për dehidratimin e qenies njerëzore e se si të çon drejt vdekjes. Ndërsa, në këtë moment kam folur për fillimin e procesit të jetës kështu që uji duhet të ishte me patjetër elementi kryesor i ekspozitës.”- shprehet fotografi.

Cikli i fotografive të tij, të punuara dhe trajtuara me shumë kujdes përcjellin raportin e qenies me universin dhe kohën, me dy skajet e saj, lindjen dhe vdekjen, te gjitha të zhvilluara brenda një akuariumi. E brenda kësaj sipërfaqe nënujore ndodhet krijesa që mbart memorie, si vërtetësinë e jetës.

“Peshkun edhe nëse e kapim nga ana mitologjike është krijesë që është prezente në çdo mitologji, si peshku dhe universi. Nëse e kapim në shkencë, evolucioni kalon nga peshku tek njeriu. Peshku është qenia perfekte që mund ti referohemi.”- shpjegon Zhabjaku.

Fotografitë vijnë të printuara në një material që thekson kontrastin, raportin e toneve te errëta me ngjyrën.

Punët janë të printuara në kromaluks, print në dru, është një teknikë krejt tjetër procesi fotografik. Boja piqet brenda strukturës. Është pak më e zhvilluar dhe kontemporan si proces printimi.

Ekspozita, e cila pritet te ketë edhe nje vijueshmëri për te plotësuar dy të parat do të qëndroje e hapur pranë galerisë 70 deri në datën 7 mars.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST

Korça mirëpriti edicionin e dytë të Air Fest, LuluFest, një festival që mblodhi mbi 200 instrumentistë nga Shqipëria, Italia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia...
17:41 | 18/07/2026

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026