“Fotografia që prek indet e qytetit”, 24-vjeçari nga Durrësi çel ekspozitë në Milano
“Çdokush të ndjekë pasionin e tij, të ecë përpara me të, ta çojë deri në fund, sepse në fund do dalë diku, edhe vetë si unë, pa ndihmën e askujt, as institucioneve”.
Ky është Griseldi, fotografi i vetëm në Shqipëri, që bën “photoprint”-e dhe i riu durrsak që ka hapur së fundmi ekspozitën personale në Milano.
“Kur fotografia prek indet e qytetit” ishte titulli i ekspozitës së Hoxhës hapur në Milano, ku përmes 20 fotografive bardh e zi, ai solli një radiografi të jetës reale të Durrësit e jo vetëm.
Vetëm 24 vjeç, kjo ishte një ngjitje me hapa galopantë në karrierën e tij, që erdhi menjëherë pas pjesëmarrjes së tij në një ekspozitë kolektive.
“Pasi mbaroi periudha e pandemisë, u bë një organizim për të mbledhur fotografi nga 2-vjeçari më i vështirë i Durrësit, nga ku unë kisha pjesën më të madhe të fotografive pasuar me kolegë të tjerë fotografë e gazetarë, që bëmë një ekspozitë kolektive ‘Jeta urbane në Durrës’”, thotë Griseld Hoxha, fotograf.
Ai gjeti përtej Adriatikut atë që i kishte munguar në vendin e tij të lindjes e rritjes.
“Nga ana e institucioneve nuk është se ka pasur përkrahje financiare apo mbështetje”, shprehet ai.
Hoxha ka realizuar katalogun e parë fotografik “Fotografia që prek indet e qytetit”, që u prezantua në Panairin e Librit në Tiranë dhe së shpejti pritet të promovohet edhe në qytetin e Durrësit.
Vrasja në Roskovec, flet i afërmi i viktimës: Ngjarje e paralajmëruar disa herë. Autori kërcënonte shpesh vajzën
Vrau ish-vjehrrin, ky është autori 35-vjeçar i ngjarjes së rëndë në Roskovec (FOTO)
Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, furgoni përplas për vdekje 73-vjeçarin në fshatin Përparim
- 10:40 Vrasja në Roskovec, flet i afërmi i viktimës: Ngjarje e paralajmëruar disa herë. Autori kërcënonte shpesh vajzën
- 10:27 Vrau ish-vjehrrin, ky është autori 35-vjeçar i ngjarjes së rëndë në Roskovec (FOTO)
- 10:27 Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, furgoni përplas për vdekje 73-vjeçarin në fshatin Përparim
- 10:23 Riaktivizohet sërish në ditën e tretë zjarri në fshatin Lekas dhe Voskopojë, digjet pylli dhe pishat
- 10:17 Një muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse, venezuelianët ende kërkojnë të dashurit e tyre nën rrënoja
- 10:16 Rama mbledh grupin e PS dhe kabinetit qeveritar, gazetarja Shehu jep detaje