Fotoja ikonë e Winston Churchill zhduket nga hoteli në Kanada

24 Gusht 2022 | 10:52

Një fotografi e famshme e Winston Churchill e shkrepur në vitin 1941 është zhdukur nga një hotel në Otavë dhe është zëvendësuar me një të rreme.

Fotoja, e njohur si “Luani gjëmues” është bërë nga Yousuf Karsh pak pasi Churchill mbajti një fjalim gjatë kohës së luftës në parlamentin kanadez, shkruan BBC.

Një anëtar i stafit në hotelin Château Laurier vuri re fillimisht se fotografia ishte zëvendësuar më 19 gusht. Policia po heton për ngjarjen.

Fotografia është një nga më ikoniket të realizuara ndonjëherë të Churchill-it dhe tregon momente pasi Karsh i hoqi një puro nga goja Churchill-it.

“Unë zgjata një tavëll, por ai nuk donte ta hidhte…Prisja; ai vazhdoi të mbante puro në gojë. Unë prita, kujton Karsh më vonë. Më pas u afrova drejt tij dhe, pa paramendim, por me respekt, i thashë ‘më falni zotëri’ dhe i shkula puro nga goja”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Libani kërkon ti jepet fund pushtimit izraelit

Ministri i Jashtëm i Libanit, Youssef Raggi, ka thënë se qëllimi i forcave të armatosura të vendit është “të zgjerojnë gradualisht autoritetin e tyre mbi...
10:18 | 16/07/2026

Kërkesa e Trumpit për largimin e trupave të Izraelit nga Libani, Siria dhe Gaza, ministri izraelit i Mbrojtjes: Nuk tërhiqemi

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, shprehu, në një bisedë me homologun e tij amerikan Pete Hegseth,  “vendosmërinë” e Izraelit për të ruajtur forcat që...
10:12 | 16/07/2026

Ndërpritet pagesa me karta krediti në të gjithë Japoninë

Një ndërprerje e gjerë në sistemin e pagesave me karta krediti ka shkaktuar probleme në mbarë Japoninë, duke penguar mijëra qytetarë të kryejnë pagesa dhe...
10:03 | 16/07/2026