VIDEO/ Tragjedia me disa të vdekur në Pragë, dalin pamjet e autorit të armatosur
Kanë dalë pamjet nga skena e krimit në Universitetin e Arteve, Charles, të Pragës në Çëki, ku një person sulmoi me armë zjarri dhe la disa të vdekur dhe të plagosur.
Nga pamjet duket autori, i cili është i pozicionuar në një ballkon dhe qëllon nga distanca. Në pamje të parë duket se arma është një snajper.
Stále probíhá evakuace budovy, jelikož se někteří studenti před střelcem uzamkli v místnostech. pic.twitter.com/Puw5it55h7
— Policie ČR (@PolicieCZ) December 21, 2023
Ende nuk dihet bilanci i saktë i viktimave, ndërsa Policia ka ekzekutuar autorin, dhe po evakuon qytetarët nga vendngjarja.
Në disa pamje të tjera të publikuara nga BNO News pas sulmit, duket një grup studentësh që fshihen nga autori duke dalë në parvazin e një prej dritareve të godinës.
Deri më tani dyshohet se të paktën 11 persona kanë mbetur të vrarë pas sulmit të armatosur, ndërsa 24 të tjerë janë plagosur, 9 prej tyre në gjendje të rëndë, megjithëse shifrat ende nuk janë zyrtare.

Students hiding on ledge during mass shooting at Charles University in Prague pic.twitter.com/2LqVA2gm2M
— BNO News (@BNONews) December 21, 2023
LEXONI GJITHASHTU:
Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)