Franca nderon regjisoren Blerta Zeqiri me dekoratën kalorëse e “Urdhrit të Arteve dhe Letrave”

23 Nëntor 2019 | 11:02

Regjisorja nga Kosova, Blerta Zeqiri u dekorua nga shteti francez si kalorëse e “Urdhrit të Arteve dhe Letrave”. Filmat e saj, në ceremoninë e ndarjes së çmimit u vlerësuan për zërin unik, origjinal dhe të fuqishëm. Zeqiri vulosi emrin e saj në vitin 2018 me filmin “Martesa”, i zgjedhur për të përfaqësuar Kosovën në “Oscars”.

Në një ceremoni të organizuar në ambientet e ambasadës franceze në Kosovë, Zeqiri u nderua me dekoratën e veçantë për “kontributin e saj të dalluar për ekzistencën e kinematografisë kosovare të pavarur, kreative dhe të përkushtuar për të drejtat e njeriut dhe tolerancën”.

“Urdhri i Arteve dhe Letrave” u themelua në vitin 1957 për të shpërblyer njerëzit që janë shquar nga krijimet e tyre në fushën artistike ose letrare, ose për kontributin që ata kanë dhënë në Francë, por edhe në mbarë botën. Çmimi jepet në tri grada dhe ajo e kalorësit është e treta.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Anastas Kostandini sjell “Qytetin e Dehur” në Galerinë e Arteve të Pogradecit

Në Galerinë e Arteve të Pogradecit është çelur ekspozita personale e piktorit Anastas Kostandini, me titull “Qyteti i Dehur”. Cikli përfshin 50 punime në teknikën...
16:23 | 19/07/2026

“Gruaja që endej hijeve” i shkrimtares Irena Dragoti, promovohet në Elbasan

Gruaja shqiptare, përballë mungesës së lirisë, paragjykimeve dhe një shoqërie që ka ndryshuar sistemet, por jo gjithmonë mentalitetin. Ky është boshti mbi të cilin ndërtohet...
13:38 | 19/07/2026

Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST

Korça mirëpriti edicionin e dytë të Air Fest, LuluFest, një festival që mblodhi mbi 200 instrumentistë nga Shqipëria, Italia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia...
17:41 | 18/07/2026