Franca dhe aleatët diskutojnë sesi do të reagojnë në rast se SHBA pushton Groenlandën

7 Janar 2026 | 14:37

Franca ka deklaruar se po punon me aleatët se si të reagojnë nëse SHBA-të do të pushtojnë Groenlandën, mes tensioneve në rritje për shkak të kërcënimeve në rritje të presidentit Donald Trump.

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot, tha se kjo kjo temë do të diskutohet në një takim me ministrat e jashtëm gjermanë dhe polakë të mërkurën.

“Ne duam të ndërmarrim veprime, por duam ta bëjmë këtë së bashku me partnerët tanë evropianë”, tha ai.

Danimarka ka thënë se nëse SHBA-të pushtojnë Groenlandën do të shënonte fundin e aleancës ushtarake perëndimore dhe sigurisë pas Luftës së Dytë Botërore. Të martën udhëheqësit evropianë deklaruan se Groenlanda i përket popullit të saj.

Shtëpia e Bardhë tha se Trump dhe ekipi i tij po shqyrtonin një sërë opsionesh për të blerë Groenlandën, duke përfshirë përdorimin e ushtrisë amerikane.

Të martën në mbrëmje, parlamenti danez mbajti një mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar situatën e paprecedentë. Lars Lokke Rasmussen, ministri i jashtëm danez, dhe homologia e tij nga Groenlanda, Vivian Motzfeldt nga ana tjetër po kërkojnë një takim urgjent me Marco Rubion.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit

Evropianët po vuajnë nga vala e fundit e të nxehtit, për të cilën ekspertët thonë se po “përforcohet nga ngrohja afatgjatë” – jo nga El...
18:25 | 24/06/2026

BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze

E përballur me rezistencë të përtërirë nga Hungaria, BE-ja është detyruar të ndryshojë planet dhe tani synon të zhbllokojë dy, në vend të pesë, grupeve...
18:18 | 24/06/2026

Sanchez hedh poshtë kritikat për korrupsion

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez të mërkurën, 24 qershor, hodhi poshtë akuzat për “korrupsion të përhapur” kundër socialistëve të tij, pasi një ish-ndihmës i lartë u...
18:14 | 24/06/2026