Franca do t’i dërgojë Ukrainës sasi të konsiderueshme mjetesh të blinduar
Franca do t’i dërgojë Ukrainës sasi të konsiderueshme mjetesh të blinduar për transportimin e personelit, të njohura si VAB, sipas ministrit të Forcave të Armatosura të vendit.
“Për të lëvizur shpejt në zonat nën zjarrin e armikut, ushtritë kanë nevojë për automjete të blinduara”, tha Sébastien Lecornu në një intervistë të hënën në mbrëmje në gazetën ‘Le Parisien’.
“Franca do të dorëzojë, në sasi të konsiderueshme, mjete transporti të këtij lloji, të cilat janë të armatosura”, shtoi ai.
VAB është një mjet i blinduar i prodhuar në fillim të viteve 1970 nga prodhuesit francezë Saviem dhe Renault dhe u përdor për herë të parë në 1976.
Lecornu shtoi se Franca po shqyrtonte gjithashtu mundësinë për t’i dorëzuar Ukrainës raketa anti-anije Exocet të prodhuara nga Franca.
LEXONI GJITHASHTU:
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona