Franca e nisi me fitore minimale, por dëmtimi i Mbappe i mban “gjelat” në ankth
Një fitore minimale në nisje për Francën e Deschamps e cila ia doli të marrë 3 pikët e para në Euro 2024. Les Bleus mposhtën Austrinë, falë një autogoli të Wober, i cili mjaftoi për ta nisur mbarë. Trikolorët ishin dominues në pjesën më të madhe të lojës, por nuk konkretizuan rastet e krijuara, duke i dhënë mundësi kundërshtarit të fitonte terren herë pas here, por mungesa e kualiteteve bëri që austriakët të mos gjenin dot golin.
Mundësinë më të mirë për të dyfishuar e kishte yllin Kylian Mbappe që në ballafaqimin e parë me portierin kundërshtar, nuk shënjestroi dot katërkëndëshin, por e dërgoi topin jashtë. Mbappe od të ishte sërish protagonist, por këtë herë i një dëmtimi, që bëri që ai të largohej nga fusha. 25-vjecari pati një përplasje me mbrojtësin Danso, ndërsa pësoi thyerje të hundës, duke bërë që të zëvendësohej nga Olivier Giroud, edhe pse në atë moment thuajse kishte përfunduar gjithcka.
Me këtë fitore Franca renditet në vendin e dytë në grupin D, me 3 pikë po aq sa Holanda kryesuese, ndërsa Polonia dhe Austria me 0 pikë. Ndeshjet e radhës janë Holandë-Francë e Austri-Poloni.
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe
Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit