Franca hap stadiumet, nga 11 korriku do të lejohet pjesëmarrja e 5000 tifozëve
Stadiumet në Francë do të rihapen për tifozët në 11 korrik, pasi dalëngadalë qeveria franceze po lehtëson masat shtrënguese të vendosura për shkak të COVID-19.
Gjithsesi, për momentin duket e pamundur që stadiumet të mbushen si më parë.
Si fillim do të lejohen vetëm 5000 spektatorë, që do të kenë mundësinë edhe të ruajnë distancën fizike nga njëri-tjetri.
Tashmë tifozët do të mund të ndjekin nga afër ndeshje miqësore të ekipeve të tyre, pasi sezoni futbollistik në Francë është mbyllur në datën 30 prill dhe sezoni i ri pritet të rinisë sërish në datën 22 gusht.
Në rast se gjërat shkojnë mirë, atëherë deri në nisjen e sezonit të ri mund të rritet edhe numri i tifozëve që do lejohen të marrin pjesë në stadiume.
Kampionati francez ishte i vetmi ndër pesë kampionatet më të forta të Evropës që vendosi për mbylljen e sezonit.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania