Franca heq celularët, nxënësit e 200 shkollave dorëzojnë telefonat para mësimit
Rreth 200 shkolla të mesme në Francë filluan testimin e një “pushimi dixhital” këtë javë, duke ndaluar telefonat celularë në klasë.
Qëllimi është të reduktohet koha para ekranit dhe të luftohet bullizmi në internet, një veprim i mirëpritur si nga stafi i shkollës ashtu edhe nga studentët.
Nëse prova rezulton e suksesshme, ndalimi i celularëve do të zbatohet në të gjitha shkollat duke filluar nga janari 2025.
Në një shkollë të mesme në Periferinë jugore të Parisit, studentët e nisën mësimin duke dorëzuar celularët.
“Kjo i mëson studentët të qëndrojnë pa telefonat e tyre gjatë gjithë ditës dhe t’i mësojnë ata të jetojnë ndryshe edhe gjatë pushimeve në vend që të jenë gjithmonë në telefon”, tha një mbikëqyrës shkolle.
Një nxënës 11-vjeçar, tha: “Ne jemi këtu për të mësuar, kështu që nuk ka kuptim të kesh një telefon”.
Halima, një tjetër nxënëse e klasës së gjashtë, tha: “Mendoj se është një ide shumë e mirë sepse telefonat mund të shpërqendrojnë gjatë mësimit. Është më mirë të mos i kemi para nesh gjatë orës së mësimit”.
Telefonat celularë ruhen në pesë çantat e rënda gjatë gjithë ditës në shkollë.
Shteti nuk kontribuon në financimin e këtij hapi që kanë marrë një pjesë e shkollave duke ia lënë barrën financiare departamenteve përgjegjës.
Ministrja në largim e Arsimit e Francës, Nicole Belloubet gjatë një vizite në këtë shkollë u shpreh: Kostot financiare më duken mjaft modeste. Çanta e zgjedhura nga kjo shkollë për të ruajtur telefonat celularë kushtojnë. Por sigurisht, nuk do të doja të kishte ndonjë keqkuptim me Shoqatën e Departamenteve të Francës. Unë do t’i kontaktoj përsëri nëse ka nevojë për ndonjë sqarim”, shpjegoi Belloubet në një intervistë për Euronews.
Ministri i ardhshëm i Arsimit do të vendosë nëse ky ndalim duhet të zgjerohet në mbarë vendin vitin e ardhshëm.
Alarm në Paris për ndeshjen Francë-Marok, frikë për incidente serioze, pavarësisht rezultatit
Goditet rrjeti i kontrabandës së duhanit, sekuestrohen 20 milionë cigare në Europë
Një tërmet i fortë godet Republikën Çeke, sa ishte magnituda
- 23:10 Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
- 22:41 Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
- 22:24 Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
- 22:21 UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 22:17 “Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
- 22:13 Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse