Franca shpërblen emigrantët në frontin e parë kundër COVID-19 me nënshtetësi
Qindra emigrantë në Francë që punojnë në frontin e luftës kundër COVID-19 do të marrin mirënjohjen e shtetit francez duke fituar nënshtetësinë.
Deri më tani, më shumë se 700 rezidentë e kanë marrë nënshtetësinë ose janë në etapat përfundimtare.
Këtu përfshihen stafi shëndetësor, sanitarët dhe punonjës nëpër dyqane.
Emigrantët që janë gjendur në frontin e parë të pandemisë kanë qenë të ekspozuar më tepër ndaj COVID-19, teksa shumë prej tyre nuk ia kanë dalë të fitojnë betejën kundër virusit.
Franca është ndër dhjetë vendet me numrin më të lartë të rasteve, me më shumë se 20.5 milionë të infektuar dhe rreth 62 mijë viktima.
Nisma për nënshtetësinë e emigrantëve u shpall për herë të parë në shtator, ndërsa deri më tani janë regjistruar një total prej 2.890 aplikime.
“Ekspertë të shëndetit publik, sanitaret dhe edukatoret kanë dhënë prova për angazhimin e tyre për kombin tonë, tashmë e ka radhën shteti që të bëjë një hap për ta”, tha ministrja e nënshtetësisë Marlene Schiappa të martën.
Qeveria është shprehur se punonjësit në vijën e parë kundër COVID-19 do të kenë të drejtë të marrin nënshtetësinë pasi kanë banuar dy vjet në Francë, në shenjë “mirënjohjeje për shërbimet e tyre të vyera”.
Lexoni gjithashtu
- Kufijtë me Britaninë, Franca vendos kalimin me kushte, KE: T’i jepet fund ndalimit
- “Tre herë më fatal”, studimi francez krahason COVID me virusin sezonal
- Strategjia e vaksinimit, Franca nis fazën e parë në janar, Portugalia synon të vaksinojë 1 milion banorë në janar-prill
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania