Franca i ofroi mbështetje logjistike Beninit për të parandaluar një grusht shteti
Franca i ka ofruar mbështetje inteligjence dhe logjistike Beninit për të ndihmuar në parandalimin e një përpjekjeje për grusht shteti që u bë tre ditë më parë në ish-koloninë franceze, thanë sot zyrtarët e kabinetit të presidentit francez Emmanuel Macron.
Zyrtarët francezë thanë se ndanë informacione me Nigerinë, e cila dërgoi avionë luftarakë dhe trupa tokësore te fqinji i saj shumë më i vogël me kërkesë të Beninit, duke ndihmuar në parandalimin e grushtit të shtetit, raporton Reuters.
“Franca ofroi mbështetje në aspektin e mbikëqyrjes, vëzhgimit dhe logjistikës për forcat e Beninit. Kjo mbështetje u ofrua si pjesë e përpjekjeve rajonale të ECOWAS”, u tha gazetarëve një këshilltar i presidentit francez.
ECOWAS është një bashkësi rajonale politike dhe ekonomike e shteteve të Afrikës Perëndimore, anëtarët e së cilës janë 12 vende të Afrikës Perëndimore.
Presidenti i Beninit, Patrice Talon, tha të dielën, më 7 dhjetor, se qeveria dhe forcat e armatosura të vendit të Afrikës Perëndimore penguan një grup ushtarësh rebelë që u përpoqën ta rrëzonin nga pushteti.
Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë
Kupa e Botës, Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen finale
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë