Franca ndalon aplikacionet sociale për zyrtarët, ja arsyeja

27 Mars 2023 | 16:40

Pavarësisht këmbënguljes së TikTok se nuk ndan të dhëna të përdoruesve me qeverinë kineze, Franca është bërë vendi i fundit që ka kufizuar aksesin e zyrtarëve në të. Por në të njëjtën kohë, ajo është bërë gjithashtu vendi i parë që bën të njëjtën gjë për të gjitha aplikacionet “rekreative” ​​duke përfshirë: Netflix, Instagram, Candy Crush dhe Twitter-in.

Ndalimi i këtyre aplikacioneve i monitoruar nga agjencia franceze e sigurisë kibernetike, do të prekë rreth 2.5 milionë nëpunës civilë.

“Aplikacionet rekreative nuk ofrojnë nivele të mjaftueshme të sigurisë kibernetike dhe mbrojtjes së të dhënave për t’u vendosur në mjetet dixhitale të administratës. Këto aplikacione mund të përbëjnë rrezik për mbrojtjen e të dhënave të këtyre administratave dhe zyrtarëve të tyre publikë. Megjithëse, mund të ketë përjashtime për qëllime ‘komunikimi institucional’”, – tha Ministri i Shërbimit Civil, Stanislas Guerini.

Me sa duket Franca, ndryshe nga pjesa tjetër e Perëndimit, po i shikon kompanitë teknologjike kineze dhe amerikane në një mënyrë të ngjashme. Megjithëse ky nuk është rasti i parë i tensionit teknologjik midis SHBA-së dhe Francës.

Në vitin 2019, Franca miratoi një taksë për shërbimet dixhitale, pavarësisht kërcënimeve për hakmarrje nga SHBA, të cilët argumentuan se ajo po ‘sulmonte’ në mënyrë të padrejtë gjigantët amerikanë të teknologjisë si Google dhe Facebook.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

1,354 të vdekur nga shpërthimi i Ebolës në Kongo, rritet edhe numri i personave të infektuar

Numri i rasteve të konfirmuara me virusin Ebola në Republikën Demokratike të Kongos ka arritur në 3,075 që kur epidemia shpërtheu më 15 maj. Ebola sipas një raporti...
15:40 | 26/07/2026

Ish-presidenti Hernandez do të kthehet në Honduras pas faljes nga Trump

Ish-presidenti i Hondurasit, Juan Orlando Hernandez do të kthehet në Honduras të dielën, tetë muaj pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump e fali atë ndërsa...
15:31 | 26/07/2026

Qeveria iraniane paralajmëron për rritjen e çmimeve të naftës

Mes inflacionit të lartë dhe dëmeve të përhapura në infrastrukturë, qeveria iraniane ka paralajmëruar se çmimet e benzinës, të subvencionuara shumë, mund të duhet të...
15:23 | 26/07/2026