Qëlluan me armë në drejtim të makinës së 41-vjeçarit, arrestohet një nga autorët
Policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e një prej personave që qëlluan me armë zjarri në drejtim të makinës së një 41-vjeçari.
Në pranga u vu 59-vjeçari, M. M. (alias M. B.) teksa në kërkim është ende i biri, shtetasi E. V. (alias E. B. alias E. M.) 31-vjeçdhe nipi K. M. (alias K. B.), 28 vjeç. Ngjarja ndodhi pas konfliktti.
“Si rezultat i veprimeve profesionale operacionale dhe policore të kryera për një rast të ndodhur rreth orës 19:00, të datës 26.03.2023, në Rrëshen, ku nga këto hetime, dyshohet se shtetasi M. M. (alias M. B.) 59 vjeç dhe shtetasit E. V. (alias E. B. alias E. M.), 31 vjeç e K. M. (alias K. B.), 28 vjeç, përkatësisht djali dhe nipi i shtetasit M. M, të tre banues në Mirditë, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri, në drejtim të automjetit të shtetasit S. R., 41 vjeç, banues në Mirditë, u bë i mundur lokalizimin dhe kapja e shtetasit të kërkuar:
-M. M. (alias M. B.), 59 vjeç, banues në Rrëshen, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të përgjegjësisë penale të secilit prej shtetasve të përfshirë në këtë rast”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë