Franca në pritje të lëvizjes së Macron, mister emri i kryeministrit të ri të vendit
Qeveria franceze e drejtuar nga kryeministri Michel Barnier mbajti të mërkurën mbledhjen e fundit para largimit të tij.
Edhe pse presidenti Emmanuel Macron premtoi se do të caktonte pasardhësin e Barnier të enjten, zëdhënësi i tij pati një përgjigje ndryshe kur u pyet nga mediat.
“Presidenti i Republikës nuk ka dhënë ndonjë afat kohor për zgjedhjen e tij. Ajo që mund t’ju them unë dhe që ju e dini është se roli i presidentit të Republikës është ai i garantuesit të institucioneve dhe në këtë kontekst, ai po kërkon një zgjidhje që të garantojë stabilitet”, deklaroi Maud Bregeon, zëdhënës i qeverisë nw Francë.
Në takimin e fundit, Këshilli i Ministrave studioi edhe “draftin e posaçëm” për riparimin e defekteve buxhetore për periudhën 2024-2025.
“Ky është një draft që, për ta thënë më thjesht, shmang një bllokadë. Është një draft që së pari autorizon qeverinë të vazhdojë mbledhjen e taksave dhe vendosjen e tarifave deri në votimin e ligjit financiar për vitin e ardhshëm”, deklaroi Laurent Saint-Martin, ministër për Buxhetin dhe Financat Publike.
Drafti i posaçëm do të shqyrtohet fillimisht në Asamblenë Kombëtare dhe më pas në Senat.
LEXONI GJITHASHTU:
Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
Izraeli propozim për një tubacion që anashkalon Ngushticën e Hormuzit
Danimarka i përgjigjet Trumpit: Grenlanda nuk është në shitje
- 23:15 Zjarr masiv në Porto Palermo
- 22:33 15-vjeçari nga Cërriku fiton medaljen e artë në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM
- 22:32 Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
- 22:27 “NATO në krizë kredibiliteti përballë Rusisë dhe Trump”, Ralf Gjoni analizon Samitin e Ankarasë
- 22:12 “Trump nuk e do më NATO-n”, ish-ambasadori Roland Bimo: Kërkon besnikëri, jo aleancë
- 22:01 Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s