Franca rekomandon përdorimin e AstraZeneca për persona mbi moshën 55 vjeç

19 Mars 2021 | 15:43

Autoriteti shëndetësor i Francës ka rekomanduar administrimin e vaksinës AstraZeneca për qytetarë mbi moshën 55 vjeç, pavarësisht këshillave të rregullatorëve të Europës.

Agjencia Europiane e Barnave konfirmoi se vaksina është e “sigurt dhe efikase” pasi një sërë shtetesh ndërprenë përdorimin e saj për shkak të dyshimeve mbi efektet e saj anësore.

Autoriteti shëndetësor i Francës (HAS) i ka dhënë dritën e gjelbër përdorimit të vaksinës, megjithatë  duke paralajmëruar për “kujdes”.

Autoriteti theksoi raste “serioze”, por të “rralla” të mpiksjes së gjakut tek persona të vaksinuar nën moshën 55 vjeç, duke shtuar se ka pasur 3 raste në vend.

Këto patologji “nuk kanë lidhje” me trombozat e zakonshme, tha presidenti i HAS, Prof. Dominique Le Guludec.

Në 1.4 milionë doza AstraZeneca të administruara, tri kanë qenë rastet e raportuara, konfirmuan autoritetet.

HAS rekomandoi qe vaksinimi të kryhet tek persona mbi moshën 55 vjeç.

Vaksina u aprovua për përdorim në BE më 29 janar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026