Franca vë sanksione ndaj shefit të Hamasit në Gazë, kërkon masa nga BE

5 Dhjetor 2023 | 11:15

Franca të martën ka ngrirë pasuritë e shefit të grupit ekstremist palestinez, Hamas, në Gazë.

Yahya Sinwar është bërë udhëheqësi i fundit i grupit që është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, i cili është shtuar në listën e sanksioneve franceze, sipas një dekreti të publikuar në gazetën zyrtare të Francës.

Më 13 nëntor, Franca ka vënë sanksione në nivel kombëtar edhe ndaj komandantit ushtarak të Hamasit, Mohammed Deif, dhe zëvendësit të tij, Marwan Issa.

Franca, po ashtu, po punon me partnerët për të vënë sanksione ndaj figurave të grupit radikal palestinez dhe ndaj rrjetit financues të tij në nivel të Bashkimit Evropian, kanë thënë disa diplomatë, raporton Reuters.

Hamasi ka nxitur luftë me Izraelin duke kryer sulme vdekjeprurëse në jug të Izraelit, më 7 tetor, gjatë së cilave luftëtarët e grupit palestinez vranë afër 1.200 persona dhe morën peng 240 të tjerë.

Që atëherë, nga sulmet izraelite në Gazë janë vrarë mbi 15.000 palestinezë – pothuajse dy e treta e viktimave janë gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e kontrolluar nga Hamasi.

Mbi tri e katërta e popullsisë së këtij territori janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre për shkak të bombardimeve dhe sulmeve tokësore të Izraelit, që krijuan një krizë humanitare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin

Irlanda ka miratuar legjislacionin për të krijuar regjistrin e parë publik në vend të autorëve të dhunës në familje. I njohur si Ligji i Jennie-s,...
21:55 | 17/07/2026

Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës u zotuan të premten të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe të kundërshtojnë konkurrencën e fortë ekonomike nga Kina, e cila,...
21:00 | 17/07/2026

BE u jep bizneseve më shumë kohë për të ulur prodhimin e tyre të karbonit, zbulohet kushti

Komisioni Evropian propozoi këtë të premte, ndryshime që do të ngadalësojnë uljen e kufijve të emetimeve të gazrave serrë nga bizneset, si pjesë e një...
20:23 | 17/07/2026