Francë, Ermonela Jaho nderohet me titullin “Kalorëse e Artit dhe e Letrave”

25 Maj 2026 | 16:21

Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho është nderuar me titullin prestigjioz francez “Kalorëse e Artit dhe e Letrave” në Francë, një nga dekoratat më të larta që jepet për kontribut të jashtëzakonshëm në art dhe kulturë. Për Jahon, ky vlerësim është një konfirmim i gjurmës që ajo po lë në artin botëror.

Në një reagim në rrjetet sociale, Jaho ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur në rrugëtimin e saj artistik. Fjalë të veçanta ajo i ka kushtuar Francës, vend që sipas saj e ka pranuar “me bujari” zërin dhe zemrën e saj.

“Marrja sot e titullit ‘Kalorëse e Artit dhe e Letrave’ është për mua një emocion i jashtëzakonshëm dhe një nder thellësisht i dashur për zemrën time, pasi Franca përfaqëson për mua dashurinë për artin, kulturën dhe të vërtetën njerëzore. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time më të sinqertë për të gjithë njerëzit që kanë shoqëruar rrugëtimin tim, dhe veçanërisht për Dominique Riber, agjentin tim besnik prej kaq shumë vitesh, për besimin dhe mbështetjen e tij të vazhdueshme. Nuk mund të imagjinoja një vend më të përshtatshëm për këtë ceremoni sesa e rrethuar nga miq të sinqertë, dashamirës të artit dhe një publik që i ka dhënë kuptim të gjitha sakrificave të jetës së një artisti. E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e ke pranuar zërin dhe zemrën time me kaq bujari”, ka deklaruar Ermonela Jaho.

Ermonela Jaho konsiderohet sot një nga sopranot më të vlerësuara në botë, me interpretime në skena prestigjioze si Royal Opera House, Metropolitan Opera dhe Teatro alla Scala.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE

Profesori Enver Bytyçi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ me Franko Egron në Euronews Albania ka folur lidhur me refuzimin e 8...
19:12 | 11/07/2026

Vuçiç kundërshton dënimin e patriarkut Porfirije nga një gjykatë sllovene

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e kundërshtoi vendimin e një gjykate në Slloveni ndaj kreut të Kishës Ortodokse Serbe (KOS), Porfirije, përmes së cilit ai...
16:33 | 11/07/2026

11 orë pengmarrje në një market në Gjermani, neutralizohet autori

Një pengmarrjeje në një supermarket në Gjermani përfundoi pa viktima pasi një arkëtare u mbajt peng nga një person për më shumë se 11 orë....
16:20 | 11/07/2026