Francesco Totti probleme me ligjin, rrezikon deri në 5 vite burg
Francesco Totti po përballet me probleme të reja ligjore. Pas akuzave nga ish-bashkëshortja e tij, Ilary Blasi, për braktisjen e fëmijëve, ish-kapiteni i Romës është nën hetim nga Prokuroria Publike e Romës për mosdeklarim të të ardhurave dhe shmangie të taksave. Sipas La Verità, nëse këto akuza vërtetohen, Totti mund të dënohet me një dënim që varion nga 2 deri në 5 vjet burg, në përputhje me ligjin për evazionin fiskal.
Hetimi ka zbuluar se Totti nuk ka raportuar të ardhurat që ka fituar nga reklamimi, duke shmangur pagesën e taksave për to. Guardia di Finanza ka zbuluar se ai ka paguar më pak se sa duhej, ndërsa një shumë e vogël është rritur në 200,000 euro përmes interesave. Pavarësisht se Totti ka paguar shumën e kërkuar për të mbyllur çështjen, hetimi ka vazhduar, pasi informacionet janë dërguar te Agjencia e të Ardhurave dhe Prokuroria. Kjo ka çuar në regjistrimin e tij si të dyshuar për mosdeklarim.
Totti pritet të paraqitet në Prokurori gjatë muajit dhjetor, ku do të intervistohet nga prokurori Vincenzo Barba. Hetimi nuk ka lindur për shkak të padisë së Ilary Blasi për menaxhimin e financave të fëmijëve të tyre, as për llogaritë e mundshme të Tottit në Singapor dhe SHBA, por është fokusuar te të ardhurat nga aktivitetet reklamuese dhe mosdeklarimi i tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 15:50 Mrekulli në Everest, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur