Frederiksen zbardh kërkesat e Zelenskyt në Tiranë për Bashkimin Evropian

16 Maj 2025 | 19:46

Në përfundim të samitit të Komunitetit Politik Evropian që u zhvillua në Tiranë, kryeministri Edi Rama mbajti një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen.

Kjo e fundit zbuloi kërkesat që presidenti i Ukrainës i kishte bërë Evropës në këtë samit.

“Mesazhi i Ukrainës që morëm sot është shumë i ngjashëm me ato që ka thënë më parë: Ju lutem, na jepni atë që na nevojitet për t’u mbrojtur,” u shpreh Frederiksen.

“Unë mendoj se Ukraina është shumë e qartë për mënyrën si po trajtohet situata dhe mesazhet që po dërgon përmes Evropës. Do të ketë disa pengje që do të lirohen, por pritet që Rusia të kthehet dhe të jetë serioze në tryezë. Sigurisht, Ukraina tha se, ndërkohë që ne po përgatitemi me shpresën për një armëpushim, lufta ende po vazhdon” tha Frederiksen.

Ajo gjithashtu u pyet nga gazetarët mbi zgjedhjet e BE-së në lidhje me sanksionet ndaj Rusisë, në momentin kur SHBA-të kanë bërë një hap pas.

Zyrtarja e lartë u shpreh se BE, ashtu si dhe SHBA, është në unison përsa i përket sanksioneve ndaj Rusisë nëse ajo nuk pranon marrëveshjen e armëpushimit 30-ditor që e ka pranuar edhe Ukraina.

“A mund të bëjë më shumë BE ndaj Rusisë pa mbështetjen e SHBA?” ishte pyetja e gazetarit.

“Sa u përket sanksioneve, deri tani SHBA ka qenë shumë e qartë. Ajo që i kërkojmë Rusisë është të bëjë atë që po bën Ukraina në tryezë, që të realizojë dhe të gëzojë armëpushim 30-ditor. Kemi parë se SHBA është e gatshme të vendosë më shumë sanksione në tryezë nëse Rusia nuk bie dakord, ashtu siç edhe ne. Deri tani kemi parë se Rusia nuk ka qenë e gatshme. Unë këshilloj t’i hedhim sytë drejt sistemit bankar, energjisë, gazit dhe flotës”, tha Frederiksen.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rusia njofton pushtimin e Kostiandinivkës: Kemi kontrollin e plotë të qytetit

Rusia njoftoi se ka  pushtuar qytetin Kostyantynivka në Ukrainën lindore, një pozicion i fortifikuar ushtarak ukrainas në rrugën për në qytetet e fundit të mëdha...
09:20 | 04/07/2026

Rajoni i Shën Petersburgut goditet nga disa sulme me dronë ukrainas

Autoritetet në qytetin e dytë të Rusisë, Shën Petersburg, dhe rajonin përreth Leningradit thanë të shtunën se zona pësoi një sulm të madh me dronë...
09:15 | 04/07/2026

Taylor Swift dhe Travis Kelce martohen në Madison Square Garden të New Yorkut

Ylli i muzikës pop, Taylor Swift, dhe ylli i NFL-së, Travis Kelce, janë martuar, me çiftin që e konfirmoi lajmin përmes përfaqësueses së Swift-it, Tree...
09:13 | 04/07/2026