Fredi Beleri merr pjesë në seancën e konstituimit të Parlamentit Europian

16 Korrik 2024 | 15:50

Parlamenti Evropian u konstitua zyrtarisht këtë të martë në Strasburg, pas zgjedhjeve evropiane të mbajtura nga 6 deri më 9 qershor.

720 ligjvënësit e sapozgjedhur u mblodhën sot në Strasburg për seancën e parë plenare të legjislaturës së 10-të, me një të djathtë ekstreme të përforcuar që kërkon më shumë ndikim në asamble.

I pranishëm në seancë ishte edhe Fredi Beleri, i cili u zgjodh eurodeputet në Greqi me partinë “Demokracia e Re” të  kryeministrit Kyriakos Mitsotakis.

Ai u prit nga nënkryetari i Komisionit Europian Margaritis Schinas, i cili në rrjetet sociale shkruajti: “Evropa është liri e barabartë”!

Ata diskutuan për prioritetet e ciklit të ri politik dhe rëndësinë e shtetit të së drejtës në të gjitha vendet kandidate për anëtarësim.

Një ditë më parë Beleri u largua nga burgu i Fierit. Para se të mbërrinte në Strasburg u prit edhe nga kryeministri grek Mitsotakis. Leja e Belerit për të qëndruar larg qelisë përfundon më 20 korrik kur do të duhet të vijojë dënimin në burgun e Fierit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026