Fredi Beleri për Euronews Albania: Akuzat për Mogherini-n e dëmtojnë imazhin e BE-së
Fredi Beleri, eurodeputeti i Greqisë në Parlamentin Europian ka folur për Euronews Albania lidhur me akuzat e ngritura ndaj ish-Përfaqësueses së Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme për mashtrim dhe korrupsion, Federica Mogherinit.
Pas arrestimit dhe më pas lirimit të Federica Mogherinit, Beleri theksoi se nuk u takon eurodeputetëve të komentojnë një çështje të tillë, përpos drejtësisë evropiane.
I pyetur nëse kjo ngjarje dëmton imazhin e Bashkimit Evropian, Fredi Beleri nënvizon se BE është një institucion i fortë dhe përtej fenomeneve të tilla jo të hijshme, BE mund ta kapërcejë këtë.
“Sigurisht që akuzat që i janë drejtuar Federica Mogherinit e dëmtojnë imazhin e BE-së, por BE ja është një institucion i fortë dhe sa më shpejt të pastrohet nga këto fenomene, aq më mirë dhe kollaj është për të kaluar te popujt e Evropës, sepse është një institucion i cili 70 vjet ka garantuar paqe në Evropë.
Parlamenti Evropian nuk do merret me asnjë aspekt të Mogherinit, do merret drejtësia evropiane. Nuk ka një funksion që të ketë lidhje me Parlamentin Evropian. As ne eurodeputetëve nuk na takon të komentojmë një çështje të tillë.
Ne duhet të jemi me drejtësinë por nuk jemi ne që duhet ti tregojmë drejtësisë se kush e shkel ligjin”, tha eurodeputeti Fredi Beleri.
Vrasja në Roskovec, flet i afërmi i viktimës: Ngjarje e paralajmëruar disa herë. Autori kërcënonte shpesh vajzën
Vrau ish-vjehrrin, ky është autori 35-vjeçar i ngjarjes së rëndë në Roskovec (FOTO)
Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, furgoni përplas për vdekje 73-vjeçarin në fshatin Përparim
- 10:40 Vrasja në Roskovec, flet i afërmi i viktimës: Ngjarje e paralajmëruar disa herë. Autori kërcënonte shpesh vajzën
- 10:27 Vrau ish-vjehrrin, ky është autori 35-vjeçar i ngjarjes së rëndë në Roskovec (FOTO)
- 10:27 Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, furgoni përplas për vdekje 73-vjeçarin në fshatin Përparim
- 10:23 Riaktivizohet sërish në ditën e tretë zjarri në fshatin Lekas dhe Voskopojë, digjet pylli dhe pishat
- 10:17 Një muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse, venezuelianët ende kërkojnë të dashurit e tyre nën rrënoja
- 10:16 Rama mbledh grupin e PS dhe kabinetit qeveritar, gazetarja Shehu jep detaje