Fredi Beleri reagon pas padisë për Ballën: E paralajmërova, por…

Fredi Beleri
5 Mars 2023 | 10:42

Kandidati i opozitës në Himarë, Fredi Beleri ka reaguar sa i takon padisë për shpifje ndaj kryetqarit të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Beleri deklaroi se e ka paralajmëruar Ballën se do të mbajë përgjegjësi për shpifjet dhe pavarësisht kësaj ky i fundit nuk i ka kushtuar rëndësi.

“Sot kam ngritur dhe depozituar padi. Me anë të së cilës kam kërkuar  dëmshpërblim prej 1.000.000 lekësh të cilat do t’ia dhuroj të gjithë shumën “Shtëpisë së Foshnjës Vlorë”. Të paktën në këtë mënyrë  një shpifës i tillë do të ketë kontribuar sado pak në shërbimin e rrënuar të shtëpive të foshnjave nëpër bashki,” – tha  Beleri.

Ai u shpreh i sigurt në vendimin e drejtësisë shqiptare, ndërsa shtoi se veç përgjigjes nga drejtësia, Balla do të marrë edhe një “përgjigje politike” më 14 maj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026