“Free Gaza” statuja e Ana Frank në Amsterdam mbulohet nga parullat e protestuesve

6 Gusht 2024 | 17:40

Një statujë e Anne Frank në Amsterdam është lyer me bojë të kuqe gjaku, me sloganin “Free Gaza”.

Ngjarja ndodh 80 vjet pas një dite pasi nazistët arrestuan adoleshenten hebre dhe e dëbuan atë dhe familjen e saj në një kamp përqendrimi nazist.

Kjo është hera e dytë në më pak se një muaj që statuja e ngritur në një park në kryeqytetin e Holandës vihet në shënjestër.

Klaas Meijer, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Holandës, i quajti vandalët “barbarë”.

Monumenti i viktimës së famshme të Holokaustit ishte dëmtuar tashmë më 9 korrik.

Një hetim është nisur, por asnjë i dyshuar nuk është identifikuar për momentin,” tha një zëdhënës i policisë për mediat e huaja.

“Kjo vajzë e re, e cila u vra aq brutalisht nga nazistët në moshën 15-vjeçare, na kujton neve dhe qytetit tonë çdo ditë humanizëm dhe butësi, në rrethanat më të vështira”, ka postuar Halsema në Instagram.

Ana Frank, e cila vdiq në kampin nazist të përqendrimit Bergen-Belsen në vitin 1945, është një simbol për komunitetin hebre holandez. Ditari i saj është bërë një nga rrëfimet më me ndikim të Holokaustit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
18:03 | 15/07/2026

Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë

Më shumë se 900 persona humbën jetën në Holandë gjatë valës ekstreme të të nxehtit që goditi vendin nga 22 qershori deri më 5 korrik,...
17:33 | 15/07/2026

Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u paraqit të mërkurën në Gjykatën e Qarkut të Jerusalemit, ku rifilluan seancat e gjyqit të tij për korrupsion, që vazhdon...
17:23 | 15/07/2026