Frenimi i emigracionit ilegal, Gjermani kërkon partneritet me vende të tjera
Kancelari gjerman Olaf Scholz u takua me një grup zyrtarësh të lartë të vendit, në një tryezë bisedimesh ku emigracioni ishte tema kryesore.
Përforcimi i partneritetit me vendet e tjera, me fokusin tek kontrolli i kufijve, ishte një pikë kyçe e bisedimeve. Por konferenca nuk prodhoi më shumë se deklarata.
“Ne duam të arrijmë partneritete për emigracionin në mënyrë që të bëjmë një punë më të mirë në kthimin mbrapsht të atyre që nuk mund të qëndrojnë këtu. Kjo është sfida më e madhe. Për t’u siguruar që nuk duhet të përballemi me të të vetëm, duhet që të gjejmë partnerë që të na ndihmojnë. Por ne po arrijmë sukses edhe të vetëm dhe do të vazhdojmë”, tha Scholz,
Gjermania ka marrë masa për të reduktuar numrin e emigrantëve ilegalë, si dhe ka miratuar reforma për integrimin e atyre të ligjshëm, që largohen nga luftërat, dhuna, apo persekutimi.
LEXO GJITHASHTU:
- Ekstremistët marrin ‘emigracionin’ në Holandë, 5 kandidatë për postet qeveritare
- Si funksionon marrëveshja e emigracionit Itali-Shqipëri? Çfarë përfiton secili vend
Përfundon San Fermin, 57 të plagosur gjatë vrapimeve tradicionale me dema në Spanjë
“Nuk ka më kohë”, alarmi gjerman: Pa armët amerikane nuk e ndalni dot Putinin
Studimi: Ish-futbollistët profesionistë kanë rrezik për depresion dhe ankth
- 19:18 Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
- 19:14 Përfundon San Fermin, 57 të plagosur gjatë vrapimeve tradicionale me dema në Spanjë
- 19:11 Valët e të nxehtit shtojnë me 20% shtrimet spitalore për zemrën
- 19:01 “Nuk ka më kohë”, alarmi gjerman: Pa armët amerikane nuk e ndalni dot Putinin
- 18:59 Porti i Durrësit në pikun e fluksit, rikthehen lundrimet e dyfishta
- 18:54 Pensionistët në Elbasan: Çmimet e larta po e kthejnë ushqimin në luks