Frika e një vale të dytë, spitalet dhe bizneset në Britani të gatshme të përballojnë rikthimin e COVID-19
Çlirimi nga COVID-19 duket ende larg dhe teksa shumë masa kufizuese kanë nisur të lehtësohen në Britani ekziston frika e një vale të dytë. E në rast se ndodh, spitalet këtë herë janë gati.
“Për sa i përket pajisjeve, ne po shohim të rrisim numrin e shtretërve që do të jenë në dispozicion, duke u siguruar që kemi hapësira të ndara të reparteve dhe zona të departamentit të urgjencës. Dhe për sa i përket stafit – stafi ynë i mahnitshëm, ne po u japim programe aftësish, e duke u bazuar në programet e akademisë së kujdesit kritik, ne u mësojmë njerëzve aftësitë e duhura në mënyrë që të kemi sa më shumë personel në repartet më kritike, ne kemi staf të gatshëm që mund të jenë aty”, thotë Alex Whitfield, shefi ekzekutiv, në spitalet e Hampshir.
Qeveria thotë se linja e saj e parë e veprimit kundër një valë të dytë është menaxhimi efektiv lokal. Bllokimi i zonave ku niveli i infeksionit vlerësohet shumë i lartë i cili është vënë re në vende si Leicester. Dështimi do thotë se do të rivendosje e masave të tjera, por është e qartë se e vetmja zgjidhje e mundshme afatgjatë është vaksina.
Nga ana tjetër, edhe bizneset janë përgatitur për të përballur një valë të dytë të pandemisë.
Emily është partnere në një firmë ligjore duke siguruar shërbime që tradicionalisht janë ballafaquar me klientët.
“Ambienti i punës si këtu ose përmes zoom-it ka dëshmuar të jetë normaliteti i ri dhe ne do të punojmë kështu për aq kohë sa është e nevojshme. Ne kemi zyra në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, dhe ne po kthehemi në ato zyra, por mund të punojmë në distancë nëse do të jetë nevoja.
Është gjithashtu një kohë e rëndësishme për ne që t’i bëjmë individët dhe bizneset të rikthehen përsëri në një mjedis të sigurt e ligjor dhe kjo është një nga përparësitë tona”, thotë Taylor Emily
Mbi të gjitha shpresohet se nuk do të ketë një valë të dytë. Por sipas qeverisë, shpresa nuk është një plan e ajo çka duhet të dihet është se jeta do të jetë ndryshe, të paktën për të ardhmen e afërt.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni