Frrok Çupi: Berisha s’ka shumë ditë në jetën civile, janë 50 vepra në SPAK
Analisti Frrok Çupi tha në emisionin “Now” me Erla Mëhillin se ish-kryeministri Sali Berisha nuk bën dot mocione për ta ri-marrë drejtimin e Partisë Demokratike.
Sipas tij, z. Berisha nuk ka shumë kohë në jetën civile duke shtuar se janë rreth 50 vepra penale në SPAK, që rëndojnë ndaj tij.
“Zoti Berisha e di shumë mirë se nuk bën dot mocion, nuk ka shumë ditë në jetën civile për të kryer shumë gjëra. Nuk ka shumë ditë, sepse vepra e kryer nga Berisha dhe ai e di, janë të paktën 50 vepra penale që janë regjistruar në SPAK. Por mbi të gjitha është një moment kur njeriu paguan një ditë”, tha Çupi.
Ai tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës hodhën e akuzua për Berishën duke thënë se ai është “përfshirë në korrupsion madhor dhe ka shkatërruar demokracinë”.
“Amerika tha se në Shqipëri edhe për arsye të tjera, që ka ndodhur korrupsion madhor, ka minuar demokracinë ka favorizuar familjen dhe ka shkaktuar një krizë që do të cenonte sigurinë edhe në Amerikë”, tha Çupi.
“Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun