Fruthi në Elbasan/ Mjekët: S’kemi raste të infektuar por kemi fëmijë të pavaksinuar
Sistemi shëndetësor në Elbasan është venë në gatishmëri për situatën e fruthit. Edhe pse në këtë qark nuk është evidentuar asnjë rast i infektuar, alerti është ngritur pasi në shkolla e kopshte janë regjistruar fëmijë të pavaksinuar.
“Po fatkeqësisht këto janë fëmijë të cilët nuk vaksinohen, dhe ky është problemi kryesor që ne jemi sot në shpërthime të tilla të cilat jemi venë në dijeni kemi kohe që alarmojmë, që themi dhe që i drejtohemi popullatës që vaksina e fruthit duhet të bëhet ne moshën e duhur në kohën e duhur. Kemi edhe raste te verifikuara që ka fëmijë që nuk kanë bërë asnjë dozë fruthi dhe fëmijë rrëgjistrohet në cerdhe dhe ne kopësht dhe është kontigjent rrisku për dhe për fëmijët e tjerë për të bërë infeksione fruth”-tha Erleta Hila, mjeke epidemiologe.
Mjekët vërejnë që kohët e fundit janë shtuar rastet e prindërve që shtyjnë në kohë apo edhe anulojnë vaksinën e fruthit. Ky hezitim lidhet më së shumti me pretendimin se kjo vaksinë mund të shkaktojë autizëm edhe pse kjo teori është hedhur poshtë nga studime dhe ekspert
“Vaksina sipas kalendarit të detyruar vaksinal është në moshën 1 vjeç dhe pastaj vaksinohet ne moshën 5 vjeç. Por shikojmë nga ana e prindërve ., që ka një tendencë të s’postimit. Dhe kjo tendencë e parë shoqërohen më s’postimin e vaksinës së dytë”-tha Dr. Erleta Hila Mjeke Epidemiologe.
Por me përhapjen e fruthit në vend, në Elbasan është rritur interesimi i prindërve për të kryer vaksinimin e fëmijëve.
“Pas këtij shpërthimi shikohet një interesim më të madh, dhe shpresojmë që ky vit, viti 2024 të shoqërohet me një mbulesë vaksinale me te mirë të fruthit. Pra të kemi përmirësim të situatës së mbulesës vaksinale, e cila ka pasur realisht të jem e sinqertë kemi pasur një ulje nga vitet 2020 deri në vitin 2023”-theksoi Hila.
Në raste të identifikimit të të prekurve nga fruthi mjekët këshillojnë izolim të rastit dhe konsultë të menjëhershme të të gjithë familjes. Sipas specialistëve, fruthi është një infeksion i cili mund të shkaktojë pasoja të rënda në shëndet.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve